Enrique e parasheh të vështirë ndeshjen me Lorient

Trajneri i Paris St-Germain, Luis Enrique, e ka paraparë të vështirë ndeshjen e ardhshme me Lorient në Ligue 1. 

Paris St-Germain mund të sigurojë titullin e tretë radhazi në Ligue 1 të mërkurën nëse mposht Lorientin dhe AS Monaco i vendit të dytë dështon ta mposhtë LOSC Lille.

“Kur je në fund të tabelës, nuk ke shumë për të humbur. Do të jetë një lojë shumë e vështirë”, u ka thënë Enrique gazetarëve të martën.

Enrique edhe një herë ka refuzuar të komentojë mbi të ardhmen e Kylian Mbappe, golashënuesit më të mirë në Ligue 1 për pesë sezonet e fundit.

“Kur Kylian të flasë, do ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Enrique.

Go to TOP