Emisari gjerman bashkë me ambasadorin Rohde zbarkojnë në zyrat e “Listës Serbe”

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin bashkë me homologun tij slloven Anžej Frangeš , të shoqëruar nga ambasadorët Rohde dhe Bendejçiq kanë qëndruar sot në veri të Mitrovicës ku edhe kanë takuar kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiq.

Në këtë takim siç ka njoftuar Lista Serbe është diskutuar për situatën e fundit politike.

Sarrazin dje gjatë ditës ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe OSBE-së.

Kjo vizitë e dy emisarëve në rajon vjen pas vendimit të serbëve për të braktisur institucionet e Republikës së Kosovës.

Go to TOP