Elon Musk sapo na prezantoi robotin që punon njësoj si njerëzit

Elon Musk do të ndërtojë një robot humanoid i cili do të mbajë emrin “Tesla Bot”.

Ky do të jetë një robot i cili do të bëjë të gjitha detyrat që vetëm njerëzit mund t’i bëjnë, duke trasformuar ekonominë e botës dhe duke ulur më shumë koston e punës.

Është menduar të jetë miqësor, natyrisht, të lundrojë nëpër një botë njerëzish dhe të eliminojë detyrat e rrezikshme, të përsëritura dhe të mërzitshme,“- tha Musk.

“Ne jemi gjithashtu të mirë kur bëhet fjalë për sensorë dhe bateri dhe me siguri do të kemi një prototip vitin e ardhshëm që duket kështu,“- tha Musk, duke treguar se si do të duket roboti Tesla përmes një aktori, i cili u shfaq në skenë. Ai vuri në dukje se aktori nuk ishte një robot i vërtetë, por “Tesla Bot” do të jetë i vërtetë.

Kur Musk prezantoi robotin e tij në mediat rozë, disa prejt tyre menduan se ai nuk e ka marrë aspak seriozisht punën e krijimin e robotit, ndonëse idetë e dtij në të shkarën ishin brilante.

Për shembull, në një event në prill të 2019-ës, Musk tha se kompania do të kishte 1 milion “robotaksi” autonome në vitin 2020. Sot, ato robotaksi nuk gjenden askund. Në tetor 2016, Musk mbajti një event në Los Anxhelos për të shfaqur një produkt që ai e quajti Kulmi Diellor. Pllakat diellore në ekran dolën të ishin thjesht konceptuale.

Image
Image
Go to TOP