Elmas arkitekt, Zielinski realizues – Napoli befason Barcelonën në Camp Nou
Napoli ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.
Edhe pse Blaugranët patën më shumë nga loja në minutat e para të sfidës që zhvillohet në Camp Nou, ishin Partenopei ata që shënuan.
Ishte pikërisht futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas, arkitekt i këtij goli, pasi e krijoi hapësirën dhe asistoi për bashkëlojtarin e tij.
Piotr Zielinski e pranoi topin dhe në tentativën e tij të dytë e nguliti topin në rrjetë (29’).
Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Barcelonës në minutat në vijim të këtij takimi interesant.