Eliminohet Ballkani
Ballkani është eliminuar nga garat evropiane.
Kampioni i Kosovës është mundur në udhëtim tek Larne, me rezultat 4-1 pas penalltive derisa koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll me fitoren e skuadrës sonë prej 0-1, rezultat më të cilin kishte fituar edhe skuadra nga Irlanda e Veriut, një javë më parë në Prishtinë.
Hamidi (45’) nga penalltia shënoi golin e epërsisë për Ballkanin, gol ky që e dërgojë lojën në shtesë, por as në lojën dy herë nga 15-të minuta më nuk kishte gola.
Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua skuadra nikoqire duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-1.
Përfundimisht Ballkani e mbyll aventurën këtë sezon të garave në Evropë.