Elbasan, dy të plagosur në aksident afër Belshit

Dy persona janë plagosur në një aksident me makinë mëngjesin e sotëm në aksin Belsh – Kajan. Makina u përplas duket për shkak të lagështisë në rrugë.

Dy  të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe njeri prej tyre në Kirurgji, pasi ka pësuar thyerje të shumta.

Pritet njoftimi nga Policia e Elbasanit për identitetin e persomave të plagosur dhe shkaqet e aksidentit.

Go to TOP