Eksperti rus: Putini dëshiron ta marrë botën me vete kur të vdesë

Vladimir Putin dëshiron “të marrë botën me vete kur të vdesë” dhe tashmë ka marrë vendimin për të përdorur armë taktike bërthamore në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, kështu ka thënë shkencëtari politik Valery Solovey, një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës [MGIMO], i cili bëri pretendimet e bujshme përpara se despoti rus të shënonte ditëlindjen e tij të 70-të të premten.

Kjo vjen pasi kishat ortodokse ruse janë urdhëruar të mbajnë shërbime të veçanta lutjesh për shëndetin e tij të shtunën, pavarësisht se Kremlini këmbëngul se ai është “me shëndet të mirë”.

“Vendimi në parim për përdorimin ose demonstrimin e armëve bërthamore taktike është marrë”, citohet të ketë thënë Dr Solovey, i cili është konsultuar nga ambasadat perëndimore në Moskë pas pretendimeve për gjendjen mjekësore të Putinit.

“Pyetja është se si, kur dhe ku!”.

Ai pretendoi se situata aktuale është më e rrezikshme dhe më afër ‘apokalipsit bërthamor’ sesa gjatë krizës së raketave kubane gjatë Luftës së Ftohtë.

“Shkaku është presidenti rus Vladimir Putin, i cili synon seriozisht të demonstrojë aftësitë e armëve bërthamore – armët taktike bërthamore”, ka thënë më tej ai, shkruan Telegrafi.

“Putini nuk mund ta lejojë veten të mposhtet. Atij i kanë mbetur dy mjete në mëngë – mobilizimi, të cilin ai po përdor [dhe] armë bërthamore”.

Ai ka pohuar prej kohësh se luftënxitësi rus po vuan nga sëmundje të rënda duke përfshirë kancerin, sëmundjen e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv.

Spekulimet rreth shëndetit të Putinit kanë qenë të përhapura vitet e fundit, veçanërisht me vëmendjen e shtuar që ai ka marrë që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë, frika po rritet se Putini mund të përdorë masa më drastike në përpjekje për të fituar luftën që filloi më 24 shkurt.

“Presidenti nuk është në gjendje të vlerësojë në mënyrë adekuate situatën dhe të marrë vendimet e duhura”, ka vlerësuar Solovey në një video të re ndërsa Putin shënon 70-vjetorin e lindjes në qytetin e tij në Shën Petersburg.

“Gjendja e tij shëndetësore është e tillë që ai ka një dëshirë shumë të fortë për të marrë botën me vete”.

Go to TOP