Eksperti Naser Bajraktari nga Klina e Epërme IDEAL për Skenderaj

Eksperti i bujqësisë, Naser Bajraktari, kandidat për Asamble Komunale

Naser Bajraktari është kandidati me numër 6, në Listën e Pavarur të Bekim Jasharit nën sloganin “IDEAL”, lista për Kuvend Komunal të Skenderajt.

Gjatë këtij mandati si asambleist, Naseri ka qenë mjaft aktiv, konstruktiv dhe mbështetës i politikave në dobi të qytetarëve, duke u rreshtuar në përkrahje të Bekim Jasharit si kryetar qysh në fillim të mandatit.

Naseri është ekspert i bujqësisë me përvojë shumë vjeçare në fushën e blegtorisë, ai ka udhëhequr për 4 vite Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës si dhe punon si analist kreditor tash e 10 vite.Raportet profesionale brenda organizatave janë sinjal që kandidati në fjalë do të jetë zë i fuqishëm në Asamble Komunale për të sjellur punë të mira në Komunën e Skenderajt.

Asamblisti i tanishëm dhe i ardhshëm i IDEAL’it i përfaqëson pamëdyshje vlerat IDEAL’e, dhe interesin publik të qyetatrëve.

Naser Bajraktari gëzon mbështetje popullore jo vëtem në bashkësinë lokale të Klinës së Epërme por gjithandej në teritorin e Skenderajt.

Go to TOP