Ekspertët me paralajmërim për të gjithë ata që e kanë kaluar gripin

Paralajmërim urgjent për këdo që ka pasur grip mbi rrezikun e shtuar të ndërlikimeve vrasëse të heshtur

Studimi i fundit tregon se nëse e keni kaluar gripin, keni gjashtë herë më shumë gjasa që të pësoni sulm në zemer.

Studiuesit holandezë zbuluan se komplikimet janë dukshëm më të mundshme, pas të keni kaluar një grip, shkruan The Sun.

Ekipi tha se gripi rrit rrezikun sepse mund të ketë mpiksje të gjakut, i cili mund të bllokojë furnizimin në zemër, duke çuar në një atak.

“Rezultatet tona miratojnë strategjitë për të parandaluar infeksionin e gripit, duke përfshirë vaksinimin. Gjithashtu bëjmë thirrje për një ndërgjegjësim të rritur mes mjekëve dhe pacientëve me grip të shtruar në spital për simptomat e sulmeve në zemër”, thonë ekspertët.

Go to TOP