Eksperimentet e palejuara të klinikës në Shkup dyshohet se u kushtuan me jetë pacientëve maqedonas dhe kosovarë, sipas IRL-së
Investigative Reporting Lab (IRL) së fundi ka hetuar Zhan Mitrev, pronarin e klinikës që mban emrin e tij dhe e cila është klinika më e madhe private në Maqedoninë e Veriut.
Hulumtimi përmban 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova të cilat IRL-ja i ka hetuar dhe verifikuar për gati dy vjet, më saktësisht 22 muaj, sipas INA.
Ata janë përqendruar në periudhën 2020-21 ku pacientët me Covid-19 është dashur të paguajnë nga tre mijë deri në pesë mijë euro për një trajtim të hemofiltrimit.
Mirëpo, sipas hulumtimit, pacientët me Covid-19 më pas pësonin infeksione bakteriale që më pas rezultonin me vdekje.
Hulumtimi po ashtu ka treguar që institucionet përgjegjëse të shëndetësisë nuk kanë ditur për këto trajtime për të cilat nevojitet paraprakisht nevojitet leje dhe miratim.
IRL-ja ka pohuar se as ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, dhe as ai i kaluari, Venko Filipqe, nuk po japin një prononcime për këtë rast.
Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi nga klinika në fjalë e cila përmes një komunikate ka thënë që këto informacione janë të fabrikuara dhe se do t’i ndjekin të gjitha mundësitë ligjore për ndalimin e këtyre informacioneve që sipas tyre janë të rreme.
