Eklipsi hënor përkoi këtë të hënë me një ngjarje të veçantë, një super-Hënë. Kjo ndodh kur Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën në orbitën e saj dhe si rrjedhojë duket më e madhe se zakonisht. Në Evropë, fenomeni ishte më pak i dukshëm, por në Amerikë, në zonat nën qiell të pastër pati një spektakël të plotë.
Në foto shihen pamjet magjepsëse të këtij fenomeni natyror. Në disa momente Hëna shfaqet e plotë dhe me një ngjyrë të veçantë. Një eklips hënor është një fenomen astronomik. Kur Toka kalon midis Hënës dhe Diellit, hija e Tokës e shkaktuar nga rrezet e Diellit projektohet mbi Hënë. Lloji dhe kohëzgjatja e një eklipsi hënor varet nga pozicioni i hënës në lidhje me nyjën e saj orbitale.
Gjatë këtij eklipsi, ngjyra e kuqe Hënës u krijua nga drita e Diellit që projektohej përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës.
1Hëna e fotografuar përmes reve pas radio-teleksopit RT-70 në fshatin e Molochnoye, Krime. 16 Maj, 2022.2Hëna e fotografuar gjatë fenomenit të eklipsit hënor nga Shkupi, Maqedoni e Veriut, 16 maj, 2022.3Hëna e fotografuar gjatë eklipsit hënor në Shkup, Maqedoni e Veriut. 16 maj, 2022.4Hëna e plotë, e njohur ndryshe si “Hëna e Luleve”, teksa ngjitet mbi tempullin e Poseidonit, përpara eklipsit hënor në Kepin Sounion, pranë Athinës, Greqi, 15 maj, 2022.5Hëna e plotë lëviz midis hijes së Tokës gjatë eklipsit hënor në San Diego, Kaliforni, SHBA, 16 maj, 2022.6Hëna e fotografuar gjatë një eklipsi hënor në Aguimes, në ishullin e Kanarieve, Spanjë, 16 maj, 2022.7Kisha Ortodokse Ukrainase e Shën Andreut, në momentin kur hëna kalon përmes hijes së Tokës, gjatë eklipsit hënor, në Los Angeles, Kaliforni, SHBA, 15 maj, 2022.8Një kombinim fotosh tregon lëvizjen e hënës gjatë një eklipsi të plotë hënor të parë nga Mexico City, Meksikë, 15 maj, 2022.9Eklipsi i plotë hënor i ashtuquajtur “Hëna e Përgjakur” parë nga kryeqyteti i Kilit, Santiago, 16 maj, 2022.