Egzon Qerimi rikthehet te Llapi
KF Llapi ka rikthyer në radhët e veta Egzon Qerimin.
Klubi nga Podujeva njoftoi zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin.
Në pjesën e parë të sezonit Qerimi u aktivizua te Dukagjini, klub me të cilin ndërpreu bashkëpunimin ditë më parë.
29-vjeçari rikthehet te llapjanët pas disa viteve të kaluara te KEK-u, Onixi, Arbëria e Ulpiana.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
“𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐄𝐠𝐳𝐨𝐧 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢
Mesfushori qëndror vjen tek Llapi pas një eksperience me Dukagjinin e Klinës
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qëndror, Egzon Qerimi.
29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës.
Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit”.
