Erdogan shuplak Putinit për Ukrainën në Samitin e Platformës së Krimesë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , duke folur në Samitin e Dytë të Platformës së Krimesë në formatin online, tha se mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është me rëndësi kyçe jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe globale.

Erdogan arriti në përfundimin se kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është nevoja më e rëndësishme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, dhe kështu ai kundërshtoi drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka marrëdhënie të mira dhe që ka një qëndrim krejtësisht të ndryshëm.

Presidenti i Turqisë njoftoi gjithashtu një operacion të ri anti-terrorist në veri të Sirisë. Dyshohet se synimi është krijimi i një “zone sigurie” në këtë vend, 30 kilometra e gjatë, nga kufiri me Turqinë deri në brendësi.

Në Samitin e Dytë të Platformës së Krimesë foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , i cili tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të qëndrojë pranë Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Stoltenberg paralajmëroi se Ukraina dhe partnerët e saj duhet të përgatiten për një dimër të vështirë dhe një luftë rraskapitëse.

“Kjo është një betejë vullnetesh dhe një betejë logjistike,” vuri në dukje Stoltenberg, duke siguruar Kievin se “NATO do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Një Ukrainë e fortë, e qëndrueshme dhe e pavarur ka një rëndësi të madhe për sigurinë euroatlantike”, tha Stoltenberg.

Ai vlerësoi Ukrainën për “aftësinë e saj të jashtëzakonshme për t’i rezistuar agresionit brutal, për të luftuar kundër, për të rimarrë territorin dhe për t’i imponuar kosto të rënda Rusisë” në gjashtë muajt e fundit të luftës./KI

Go to TOP