Ermal Meta anulon aktivitetet muzikore për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka bërë të ditur se është detyruar t’i ndërpresë aktivitetet e tij për shkak gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ai me anë storyve në Instagram ka bërë të ditur se fytyra e tij është duke u ënjtur vazhdimisht.

“Më duhet ta shoh dhe të zgjidh situatën. Pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës më janë fryrë prej disa ditësh. Por dje u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj”, tha artisti.

Ai u kërkoi falje adhuruesve të tij pasi ka ndaluar edhe turin për librin “Nesër dhe përgjithmonë”, shkruan Radio Italisë.

Go to TOP