Edhe Dhurata Dora, pjesë e Sunny Hill Festival

Këngëtarja e njohur kosovare, Dhurata Dora, do të performojë në festivalin Sunny Hill, që do të mbahet në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Sunny Hill Festival.

“Ju lutem mirëprisni Dhurata Dorën në Festivalin e sivjetmë të Sunny Hill në ‘lineup’. Ajo do të sjellë shumë argëtim”, thuhet në njoftimin e këtij festivali.

Elvana Gjata, Yll Limani, Ledri Vula, Kida, J Balvin, Dj Regard e shumë artistë të tjerë është konfirmuar se do të performojnë po ashtu në festivalin e sivjetmë.

Sunny Hill Festival do të mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht në Gërmi.

Go to TOP