Edona me kërkesë për Don Xhonin: Eja në dhomën e rrëfimeve, edhe unë vij menjëherë pas teje
Në një nga momentet më të lehta dhe më argëtuese brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, banorja Edona James ka arritur të tërheqë vëmendjen dhe të shkaktojë të qeshura me një interpretim të veçantë të këngës së Melinda Ademit dhe Bardhit, “Mos ma prish”.
E njohur për personalitetin e saj të hapur dhe të drejtpërdrejtë, Edona e ka sjellë këngën në një version të ri, i cili më shumë se që të ngjan me origjinalin, reflekton ndjenjën e saj të lirë dhe nuanca të pandërgjegjshme të humorit. “O rrushi, rrushi, mirëmëngjes, mirëmëngjes, çka po më kqyr ti mua, e ki syrin kalavesh”, këndoi Edona, duke sjellë një atmosferë të këndshme dhe të çliruar brenda shtëpisë.
Momenti i saj u bë edhe më pikant kur ajo i bëri thirrje banorit tjetër, Don Xhonit, “eja në dhomën e rrëfimeve, edhe unë po vi menjëherë pas”, duke shtuar një kuptim të dyfishtë dhe duke ngjallur kuriozitetin e banorëve dhe të shikuesve njësoj.
