Edmond Thaçi nderohet me titullin “Ambasador i Paqes”

Gazetari dhe redaktori i sportit në RTK-Radio, Edmond Thaçi, të shtunën në Tiranë është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes e Shqipërisë.

Ky çmim prestigjioz që ndahet për personalitet e shquara, gazetarit të RTK-së Edmond Thaçi, i ndahet me motivacionin për kontribut të madh dhënë gazetarisë sportive dhe bashkëpunimit mes gazetarëve Sportivë nga Kosova dhe Shqipëria.

Edmond Thaçi është gazetar dhe redaktor i Sportit në RTK – Radio Kosovë që nga viti 2006.

Ai aktualisht është edhe president i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Go to TOP