Edhe Sigal Prishtina kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

Sigal Prishtina ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës Unike.

Kjo pasi ka shënuar fitore në ndeshjen me Besëlidhjen. 

Fundi i ndeshjes ka qenë dramatik, çka skuadra nga kryeqyteti kosovar ka fituar me diferencë të ngushtë 79:80.

Lojtarët më të shquar të Sigal Prishtinës ishin Diamond Stone me 26 pikë dhe Clark me 23 pikë. Ndërsa te Besëlidhja është dalluar Julian Hamati me 24 pikë.

Në gjysmëfinale Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Trepçën.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadrave të vetme që kanë fituar titullin kampion në këtë garë.

Përballjet e gjysmëfinaleve do të zhvillohen nesër, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen të dielën.

Go to TOP