Edhe një këngë kushtuar presidentit historik Rugova

Edhe një këngë kushtuar presidentit historik Rugova. Kësaj radhe ajo vjen e kënduar nga vëllezërit Kryeziu Mleqani.

Vëllezërit Kryeziu Mleqani janë grup folklorik që këndojnë nga viti 1985.

Ata kanë kënduar deri me tani të gjitha rajonet e Kosovës dhe viset tjera shqiptare jashtë saj.

Repertori i tyre muzikor përbehet prej rreth 300 këngëve të ndryshme.

Kanë kënduar po thuajse në të gjitha televizionet dhe radiot shqiptare kudo dhe në shumë festivale të ndryshme.

Ata kanë mbi 50 këngë të krijuara nga vet ata nder të cilat edhe kjo e fundit për Presidentin Rugova e incizuar në Studion e Xhavit Hajdarit në Drenas.

Tekst shkrues i këngës është Sadik Kryeziu ndërsa interpretojnë Grupi Folklorik: Vëllezërit Kryeziu Mleqani.

Kënga është mirëpritur shumë nga adhuruesit e këngës folklorike shqiptare. /Kosova.info/

Go to TOP