E tmerrshme në Lipjan! Burri dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka kryer një sulm seksual ndaj një gruaje. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur të dielën rreth orës 15:40, raporton Kosova.info.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj viktimës, femër kosovare.
Pas intervistimit në prani të organeve kompetente, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës./Kosova.info/
