E rëndë/ U gjet e vdekur në bregdetin e Barit, identifikohet gruaja shqiptare që trupi i saj u pa mbi ujë nga kalimtarët

Rukije Qela është gruaja shqiptare që është gjetur e vdekur në bregdetin e Barit, në Itali. Trupi i saj u pa nga kalimtarët duke qëndruar mbi ujë dhe menjëherë u njoftuan autoritetet.

Trupi i gruas u nxor nga uji dhe menjëherë nisi puna për identifikimin. Sipas mediave në vendin fqinj, viktima është shtetësja shqiptare e Rukije Qela, e lindur në vitin 1946 në Shqipëri dhe banuese në Cassano delle Murge.

Mëngjesin e 12 janarit një nga mbesat e gruas kishte bërë denoncim në polici për zhdukje, e disa orë më vonë karabinierët bënë të mundur gjetjen e Rukije Qelës.

Vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë, por shkaqet që e kanë çuar gruan shqiptare drejt vetëflijimit nuk dihen ende. Një ndër pistat kryesore ku është fokusuar puna e hetuesve, është pikërisht ajo e vetëvrasjes.

Go to TOP