E rëndë: Një person nga Vushtrria, Sh. Behrami vdiq para pak minutash, dyshohet se bëri vetvrasje
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri, ku një person ka vdekur.
Merret vesh se viktima SH. Behrami ka bërë vetvrasje.
Viktima ka punuar në njërin prej bizneseve më të mëdha në Vushtrri.
Lajmi është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 30 vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Po ashtu është bërë e ditur se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
