E pranon edhe Xavi, Barcelona nuk mund ta mposht Cityn për Haaland

Çështja Erling Haaland duket tashmë e mbyllur.

Sulmuesi norvegjez do të shkojë te Manchester City, në një kontratë pesëvjeçare, bëjnë të ditur raportimet e fundit.

Në garë për lojtarin ishte edhe Barcelona, por tashmë edhe trajneri i Barcës, Xavi Hernandez e ka pranuar se do të jetë shumë e vështirë për të siguruar shërbimet e Haaland.

“Është shumë e vështirë për shkak të situatës ekonomike. Nuk mund t’iu gënjej, ky është realiteti”, ka thënë Xavi.

“Unë nuk do të thosha se është vetëm për paratë. Nuk do ta disrespektoj projektin sportiv të një klubi tjetër. Nuk jemi klubi i vetëm me projekt të mirë sportiv. City ka fituar shumë tituj dhe po garojnë në top nivele. Por, situata ekonomike është kyçe”, shtoi spanjolli.

Këto fjalë trajneri i Barcelonës i ka thënë para ndeshjes kundër Celta Vigo. Barca do të tentojë nënshkrimin me Robert Lewandowski, si alternativë për Haaland.

Go to TOP