E përfundoi vizitën në Jordani, Atifete Jahjaga sjell fotografi mahnitëse me poza atraktive nga atje

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ishte në një vizitë në Jordani.

Mes tjerash, ajo vizitoi një nga shtatë mrekullitë e botës, qytetin historik të Petras.
Me foto e video mahnitëse, Jahjaga ka ndarë me miqtë e saj në Facebook bukuritë e asaj pjese të botës.

“Qëndrimin tim në Jordan e përfundova duke vizituar një nga shtatë mrekullitë e botës, qytetin historik të Petras. I gdhendur në gur ngjyrë rozë, ku secila vijë ka histori mbrapa, Petra është një nga vendet më të çmuar të trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Një vend i bukur, ku kultura dhe historia ndërthuren në mënyrë të mrekullueshme”, ka shkruar ajo.

Go to TOP