VV i tregon emrat e kryesisë në degën e Prizrenit

Faruk Dakaj nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren i ka treguar emrat e kryesisë së re të degës në Prizren.

Artan Abrashi është zgjedhur kryetar në zgjedhjet e brendshme të shtatorit në Lëvizjen Vetëvendosje.

E nënkryetare e parë do të jetë Dafina Alishani. Ndërkaq sekretar organizativ, Vetim Shala.

Ilir Gashi do të jetë kryesues i nenkomiteve, ndërsa Karanfil Haxhillari nënkryetar i dytë.

Ndërsa kryesues i Këshillit do të jetë Adem Shabanaj.

“Poashtu, pozicionet e tjera te kryesise dhe delegateve ne Keshill te Pergjithshem. Urime”, ka thënë Dakaj. 

Go to TOP