E konfirmon agjenti, Napoli e do Adnan Januzajn

Adnan Januzaj ka rënë në radarin e Napolit.

Lajmin e ka konfirmuar, Dirk De Vriesse, agjenti i futbollistit shqiptar të Real Sociedad.

“Januzaj ka fituar shumë eksperiencë duke luajtur tek Borussia Dortmund, Manchester United dhe Real Sociedad, tashmë është i gatshëm të provojë dhe diçka tjetër. Po është e vërtetë që nga Napoli ka një interesim për belgun. Ne do të shohim mundësitë që do të na vijnë në janar , të shohim se kush do të interesohet konkretisht për të e më pas do të vendosim”, u shpreh  Dirk De Vriesse

Go to TOP