E kishit menduar më parë? Postimi në “TikTok” që “shokoi” fansat e filmit “Home Alone”

Tashmë që jemi në sezonin e festave të fundvitit, duket sikur të gjithë e kthejnë vëmendjen te filmat e vjetër, të cilët kanë pikërisht këtë tematikë.

E sigurisht që një prej filmave më të preferuar për publikun në mbarë botën është “I vetëm në shtëpi” (Home Alone), me Kevin, i cili  “braktiset” nga familja e tij që u larguan me pushime nga Chicago drejt Parisit.

Tashmë që kanë kaluar shumë vite nga realizimi i këtij filmi, fansat pretendojnë se kanë zbuluar arsyen e vërtetë se pse familja e la Kevinin prapa.

Një person ka publikuar në “TikTok” një fragment nga filmi, ku ka treguar se babai i Kevinit, Peter ishte arsyeja e vërtetë që e lanë prapa vogëlushin në shtëpi.

E kishit menduar më parë? Postimi në “TikTok” që

Peter, i cili interpretohet nga aktori John Heard, po mblidhte disa mbeturina dhe për t’i hedhur më pas në kosh.

E kishit menduar më parë? Postimi në “TikTok” që

E mes mbeturinave ishte dhe bileta e avionit të Kevinit. Në postimin e tij, fansi shkruan: “Kam shumë vite që e ndjek “I vetëm në shtëpi” dhe nuk e dija që babai i Kevinit hodhi në kosh biletën e tij”.

Go to TOP