E dhimbshme: Ky është 48-vjeçari nga Malisheva që u godit për vdekje nga vetura në Veternik

Pasditen e djeshme në rrugën për Veternik, një veturë goditi një këmbësor qe po kalonte rrugën, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Shoferi i dyshuar është arrestuar, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

Ky rast ka tronditur familjen Thaqi nga fshati Carallukë i Malishevës pasi e morën lajmin e hidhur për vdekjen e Shaipit, 48-vjeçar.

Në anën tjetër, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Go to TOP