E arrestuan nën dyshimin se kërcënoi Dalibor Jevtiqin, flet babai i të riut nga Shtërpca

Danijel Vasiljeviq, një qytetar i Komunës së Shtërpcës është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, pas raportimit që i bëri kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq, nën arsyetimin se është kërcënuar nga ai.

Mirëpo njëjtë nuk thotë babai i të riut, Goran Vasiljeviq, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se djalin e ka marr policia pa bërë asgjë.

Ai tha se krejt kjo po bëhet pasi familja e tij nuk i takon Listës Serbe.

Ai tha se çdo gjë u bë me një shpejtësi të madhe, edhe kërkesa e prokurorit të rastit për ndalimin e djalit të tij prej 48 orësh.

“Djalin e ka marr policia pa bërë asgjë, është lajmëruar nga kryetari i komunës kinse djali e ka ngacmu, por fare nuk kishte ngacmim përmes Facebook-ut.

Mirëpo, ky është një problem politik, pasi familja ime nuk i takon Listës Serbe… Me shpejtësi të madhe ia kanë bo prokuroria edhe kërkesën për paraburgim”, ka thënë ai.

Tutje Vasiljeviq u shpreh se djali i tij për momentin është në paraburgim dhe se seanca gjyqësore është sot në orën 11:00.

Ai tha se krejt këto po i bën Lista Serbe dhe se kanë pasur dhe probleme të tilla të këtij lloji, por ai tha se të gjitha janë fsheh dhe janë fsheh në prokurori.

“Për momentin është në ndalim 48 orë, seanca gjyqësore pritet të mbahet në orën 11:00 në Shtërpcë. Rastet që i kemi në prokurori, krejt janë fsheh dhe janë mbyll. Lista serbe po i bën krejt këto me kryetarin Dalibor Jevtic”, ka thënë Goran Vasiljeviq.

Ndryshe Telegrafi ka tentuar të ketë edhe verzionin e kryetarit të Shtërpcës Jevtiq por deri në këto momente ka qenë e pamundur.

Go to TOP