Dy të arrestuar për kanosje në Deçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për kanosje.

Rasti ka ndodhur më 17 mars në orën 17:30 në rrugën “Manastiri, Deçan”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP