Dy sulme seksuale e katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje dhe dy sulme seksuale.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.

Rastet e sulmeve seksuale janë raportuar në Skenderaj e Mitrovicë, ndërkaq rastet e dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë e Skenderaj.

Sulme seksuale:

Skenderaj NN – NN. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar seksualisht nga dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Veri 13.11.2021 – 06:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje:

Fushë Kosovë 28.01.2022 – 04:37. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. 

Prishtinë 27.01.2022 – 23:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas ndarjes nga e dyshuara me të cilën kanë bashkëjetuar, në vazhdimësi është duke pranuar mesazhe kërcënuese nga numra të ndryshëm të telefonave.

Pejë 28.01.2022 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy vëllezërit e saj viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Kllodernicë, Skenderaj 26.01.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij, viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Go to TOP