Dy persona rrahin dy policë pasi u dënuan me gjobë në komunikacion

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar dy policë, meqë këtyre të parëve u është shqiptuar gjoba në trafik.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë, teksa njoftohet se njëri nga të arrestuarit është i mitur.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë,  njëri i mitur,  për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës, pasi zyrtarët policor njërit prej të dyshuarve  ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë”, thuhet në raport. 

Go to TOP