Dy kolumbiane raportojnë se u grabitën nga pesë persona nën kërcënimin e thikës në Prishtinë
Dy shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në polici se janë grabitur nga pesë persona në Prishtinë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 19.06.2026, rreth orës 00:50, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Ankueset kanë deklaruar se pesë persona të dyshuar, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, ua kanë grabitur një telefon dhe 700 euro para të gatshme.
Organet e rendit kanë njoftuar se nuk ka persona të lënduar derisa rasti i cilësuar si “grabitje” po vazhdon të hetohet.
