Dy klubet e mëdha të Premier League-s në garë për Eze

Dy klubet e mëdha angleze, Tottenham dhe Manchester City raportohet se janë të interesuara për mesfushorin e Crystal Palace, Ebere Eze.

Sipas mediave britanike, Eze është gati të largohet nga Palace gjatë kësaj verë, pavarësisht se në fillim të këtij sezoni, ka nënshkruar një marrëveshje të re të vlefshme deri në vitin 2027.

Kampionët në fuqi të Anglisë dhe “Spurs” synojnë ta blejnë asin e Palace-s.

Eze siç raportohet, do të preferonte kalimin tek “Qytetarët” në rast se vjen oferta nga skuadra e Pep Guardiolës.

Ai konsiderohet një nga më të mirët tek Crystal Palace.

Go to TOP