Dushi: Të dielën votojmë Përparim Ramën – për Prishtinën që punon, që ndryshon, që frymon qytetari e fisnikëri

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka bërë thirrje publike për mbështetje të kandidaturës së Përparim Ramës në balotazhin e së dielës duke e cilësuar si njeriun që ka kthyer vizionin në realitet dhe idetë në punë konkrete për qytetin.

Në një postim drejtuar qytetarëve të Prishtinës, Dushi theksoi vështirësinë e qeverisjes me ndershmëri dhe përkushtim duke vënë në pah punën e Ramës përballë pengesave e bllokadave.

“Përparim Rama nuk është vetëm kryetar i Prishtinës – është njeriu që e ka kthyer vizionin në realitet, idenë në projekt, dhe projektin në punë konkrete që secili prej nesh mund t’i shohë,” shkroi Dushi.

Ai shtoi se e diela nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh, por një moment vendimtar për qytetin:

“Fitorja nesër nuk është fitore e një kandidati apo një subjekti politik – është fitore e gjithë Prishtinës, e qytetit që rrezaton liri e demokraci në gjithë Kosovën.”

Në përmbyllje të mesazhit, Dushi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për kontinuitetin e punës dhe për të ardhmen e kryeqytetit:

“Të dielën votojmë Përparim Ramën, për Prishtinën, për qytetin tonë të zemrës, për punën dhe për të ardhmen. Fitore Prishtinë 💙✅✌️🎉”, ka shkruar Dushi. /Kosova.info/


Go to TOP