Durmishi ua shkëput kontratat e punës tre ekzaminerëve

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se ka marrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Sipas tij ky vendim ka ardhur pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Durmishi po ashtu ka paralajmëruar se në vijim do të prezantojë të gjeturat e këtyre keqpërdorimeve që lidhen me patentë shofer. /Kosova.info/

Go to TOP