Duraku: Ministri Arbeni prapë me gënjeshtra

Anëtari i Oda e Infermierëve të Kosovës, Enlirat K. Duraku, ka reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia duke theksuar se pandemia nuk i tregoi qytetarëve se çfarë është shëndeti, sepse nuk janë analfabetë dhe as të çmendur, janë të aftë plotësisht mbi rëndësinë e shëndetit, edhe atë qysh se para se të lindësh ti.

Ai në një postim në profilin e tij shkruan:

“Mos gënje më ! Pandemi tregoi rëndësinë dhe rolin e infermierëve që kanë për shëndetin kolektiv, komunitete me të cilat ti refuzon dialogun social, refuzon njohjen e tyre si profesionist shëndetësor (rregullorja 02/2023, Ligji i Pagave ), nën menaxhimin tënd lejon që brenda 3 muajve të të ikun 90 infermierë nga Kosova për shkak se me të rëndësishme e ke propagandën partiake sesa mirëqenien e infermierëve dhe qytetarëve.

Një këshillë,

Siguroje vendin në Olive, sepse as qytetarët e as profesionistët nuk të besojnë më.

Ne duam ministër të Ministria e Shëndetësisë e jo moler të shëndetësisë, sepse ajo çfarë ke bërë deri sot gjatë këtij mandati vetëm me policolor dhe gëlqereosje të objekteve je marrë, madje edhe të prezantuara në media, e që kemi si vend plotë moler dhe arkitekt apartiak të cilët do e kishin kryer këtë punë më mirë se ti.

Nuk duhet patjetër që të jesh ministër që të gëlqerosësh”, ka shkrur ai. /Kosova.info/

Go to TOP