Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

“Dua që ai të luajë edhe kur t’i ketë 47 vjet” – Infantino pret që Messi të jetë në aksion edhe në Kupën e Botës 2034

Lionel Messi ka vite që luan futboll në nivel të lartë, ndaj së fundmi është shpallur futbollisti më i mirë në botë për të tetën herë në karrierën e tij të shkëlqyer.

Pyetja është se për sa kohë ai do të jetë në gjendje të ruajë atë nivel, por së fundmi ai la të kuptohet se mund të jetë në dispozicion të kombëtares së Argjentinës për Kupën e Botës 2026.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino shpreson se do ta shohim 36 vjeçarin për një kohë të gjatë në aksion.

“Shpresoj se ai do të jetë në Botërorin e ardhshëm, dhe atë pas tij, dhe atë në 2034”, ka thënë Infantino për futbollistin që shumë e quajnë më të mirën e të gjitha kohërave.

Por në vitin 2034 ai do të jetë 47 vjeç dhe do të jetë në pension shumë kohë para kësaj moshe.
Messi debutoi për Argjentinën në vitin 2005 dhe deri më tani ka luajtur 180 ndeshje me 106 gola dhe 56 asistime.

Ai ishte pjesëmarrës në pesë kampionate botërore dhe në të fundit, në Katar vitin e kaluar, udhëhoqi Argjentinën drejt trofeut.

Go to TOP