Dronë, pajisje ushtarake e shtim ushtarësh, çka bëri FSK në vitin 2023?

Viti 2023 shënon kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës, arriti që të pajiset me dronë Bajrakta, ndërsa edhe konsiderohet si vit kur i është shtuar buxheti e rritë numri i ushtarëve. Por, ky vit Ministrinë e Mbrojtjes e karakterizojë edhe me ndërrim ministri e ndryshime tjera

Një pajisje e sofistikuar që për shumë kohë mungonte Ushtrisë së Kosovës, në vitin 2023 FSK arrit ta fusë në flotën e armatimit të sajë.

Bëhet fjalë për Dronët Bajraktar, blerja e të cilëve po konsiderohet ndër sukseset e mëdha të ushtrisë së Kosovës, që arriti në vitin që lamë pas.

Por, i gjithë ky institucuon mbrojtës i Kosovës, nuk është shoqëruar pa telashe.

Ministri Armend Mehaj, nuk arrit ta cojë mandatin deri në fund andaj edhe u zëvendësua me Ejup Maqedonicin që la unifromën ushtarake për të hyrë në kollare të ministrit.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, mburren se në vitin 2023 korrën goxha shumë suksese.

“Për tu përmendur ndër më madhorja është fakti që për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë mbi 200 milionë euro, e kjo na ka ndihmuar ti krijojmë vetës hapësirën e nevojshme, që ti orientojmë investimet në disa drejtime“, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

E pavarësisht që raportime pati se numër i ushtarakë hoqën dorë nga uniforma e FSK-së, ngjan se më shumë ishin ata që ia mësynë të marrin emrin ushtar.

Është investuar edhe në armatime por edhe në trajnime dhe shkollime të ushtarakëve, krahas numrit të rekrutëve të rinj që këtë vit ka shkuar në 612 aktiv dhe 95 rezervë, nga fillimi i mandatit i bie që janë rekrutuar 1836 pjestarë të rinj”, vijon ajo.

Ndërkohë, aktualisht duket se pika e fortë e FSK-së, është Qendra e Kërkim Shpëtimit.

Përvec që janë shembullor në cdo tërmet a rrethanë tragjedie në Kosovë dhe jo vetëm, ata po trajnojnë gjithë botën në këtë fushë.

“Qindra pjestarë të Forcave të Armatosura të Shteteve Partnere, duke përfshirë këtu, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Italinë, Italinë pastaj Hungarinë, Portugalinë dhe disa vende tjera, dhe së fundmi kemi trajnuar 66 pjestarë nga Holanda, më të cilët kemi fillu etapen e re të shërbimeve trajnuese me pagesë”, ka shtuar ajo.

Gjatë vitit 2023 është miratuar Strategjia e Mbrojtjes përderisa edhe projektligji për Agjencinë e Intelegjencës për Siguri dhe Mbrojtje, teksa po ky vit shënon gjysmën e 10 vjetorit, që parasheh tranzicioni i FSK-së prej kur u bër ushtri 5 vite më parë.

Go to TOP