Driton Kuka pas fitores: Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt

Driton Kuka, ka reaguar pas fitores së çmimit të trajnerit  më të mirë në sportin e xhudos në botë për vitin 2021.

Kuka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i gjithë populli shqiptar ishte me ne më shumë se krejt.

“IJF na nominoj!

Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!

U votuam nga mbarë Bota por …

Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!

Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë.

Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.

Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen!

Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin!

Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje!

Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.

Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!

Dhe në fund …

O sa mirë me qenë Shqiptar …”, ka shkruar Kuka.

Go to TOP