Drita fiton me përmbysje ndaj Suharekës, Prishtina mposht Ferizajn
Drita ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit 1:2 ndaj Suharekës në Superligë.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me topgolashënuesin e ligës, Mevlan Zekën në minutën e 17-të të ndeshjes.
Megjithatë, Drita gjeti forcën dhe arriti që të përmbyste rezultatin për t’iu gëzuar një fitoreje të madhe, e cila e bën përkohësisht liderë në tabelë.
Me këtë fitore, Drita tani është e para në tabelë me 21 pikë, dy më shumë se ndjekësit e saj.
Në anëen tjetër, Suhareka mbetet e pesta me 17 pikë të grumbulluara.
Fitore sot shënoi edhe Prishtina që në “Fadil Vokrri” e mposhti minimalisht 1:0 Ferizajn.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 61-të nga Leotrim Kryeziu.
Kjo fitore e dërgon Prishtinën në vendin e tretë me 19 pikë, dy më pak se Drita që kryeson.
Kurse, Ferizaj mbetet i teti me 14 pikë të tubuara.