Drita e mëson kundërshtarin e mundshëm nëse e eliminon Antwerpin
Drita e ka mësuar kundërshtarin e saj të mundshëm në raundin e tretë të kualifikimeve për Conference League.
Ballkani dhe Drita janë dy ekipet e mbetura këtë edicion në garat evropiane.
Në raundin e dytë, Drita do të përballet me ekipin belg, Royal Antwerp, kurse Ballkani me ekipin nga San Marino, La Fiorita.
Ndërkohë, në rast fitoreje, Drita në raundin e tretë do të ketë punë me fituesin e duelit mes Seinajoki të Finlandës dhe Lillestrom të Norvegjisë.

