Drita e Fer Volley në garë për titull

Akti i parë i finaleve të Play-OFF në Superligën e vajzave në volejboll, risjell duelin mes kampionit në fuqi Dritës dhe skuadrës ferizajase Fer Volley.

Në “përsëritjen” e finales së Kupës, ku triumfoi Drita, ballafaqimet e serisë së Play-OFF pritet të jenë interesante dhe me rivalitet të madh.

Ndeshja e parë e finales së Play-OFF luhet të shtunën në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, me fillim nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

8E827163-3ACB-4449-A011-DBC32AA4E3AD.jpeg
Go to TOP