Drenicaut i gjenden 35 bimë të marihuanës të mbjellura në shtëpi

Policia e Kosovës ka zënë disa bimë  të dyshuara të llojit Kanabis Sativa në Skenderaj.

Sipas raportit policor, 35 bimë të këtij lloji janë gjetur në Klinë të Ulët të Skenderajt.

Po ashtu, policia ka gjetur e shkatërruar edhe 182 fara të bimëve narkotike, një grinder dhe një peshore.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

Go to TOP