Drenica kërkon këndelljen, Ballkani për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Drenica dhe Ballkani do të takohen në ndeshjen hapëse të xhiros së 17-të në BKT Superligë.

Në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj na pret një ndeshje jashtëzakonisht interesante me dy skuadrat që kanë synime të ndryshme.

Kuqezinjtë janë duke kaluar nëpër një krizë, ku në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar pesë humbje dhe kërkojnë këndelljen.

Ndërkohë lideri aktual i BKT Superligës, Ballkani synon që të ketë vazhdimësi të rezultateve të mira dhe kërkon tri pikët.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Kaloshi, Thaqi, Arrabal, Qaqi, Jashari, Abazi, Lushtaku, Gashi, Avdulli, Uka, Zabergja.

Ballkani:  Frasheri, Kuc, Thaqi, Gashi, Gripshi, Korenica, Sinani, Krasniqi, Hoxha, Jashanica, Solomon.

Go to TOP