Drenas, u mbajt manifestimi letrar “Vjeshta dhe vargjet”

Bedri Tahiri nderohet me çmimin special për vepër jetësore në krijimtari

Në organizim të Asociacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” në Drenas, sot u mbajt edicioni i IX i manifestimit letrar “Vjeshta dhe vargjet” në kujtim të shkrimtarit Rifat Kukaj.

Ishte kënga ”Baresha” me tekst të Rifat Kukajt, kompozim të Rexho Mulliqit e interpretim brilant të Nexhmije Pagarushes që si himn i manifestimit filloj ky aktivitet.

Pastaj tryeza letrare iu kushtua veprimtarisë letrare e publicistike të Bedri Tahirit për të cilën folën: Halil Xani, Mehmet Rukiqi e Xheladin Mjeku.

Manifestimi vazhdoi me ekspozitën e skulpturave të skulptorit Bedri Haziri.

Pastaj u mbajt ora letrare ku u lexuan poezitë konkurruese në konkursin letrar.

Juria në përbërje: Adem Gashi, Kosovare Krasniqi e Erëmira Jusufi i dha këto çmime: Vendi i parë me poezinë “Ëndërr zhveshur erdhi vjeshta” shifra “Rikthim në jetë” autor Lulzim Hajdari, vendi i dytë poezia “ Kur u ktheva nga lufta” shifra “Loti” autore Ilirida Ismaili dhe vendi i tretë poezia “Nese” shifra “0303” me autor Fatmir Gjata.

Çmimi për vepër jetësore në krijimtari iu dha Bedri Tahirit, ndërsa çmimi motivues për të rinj “Iljaz Prokshi” iu dha Erëza Karaqicës.

Ky manifestim u mbështet nga NIP “Muratori”, LIBRARIA “Likoshani” dhe NSH “Gruda”. /Kosova.info/

6
Go to TOP