Drejtori sportiv i Leverkusenit me fjalë të mëdha për Granit Xhakën

Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen.

Xhaka ndihmoi ekipin gjerman në fitimin e titullit kampion në Bundesliga, që ishte i pari në histori të klubit.

Gjatë një interviste, drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë fjalë të mëdha për futbollistin kosovar.

“Nëse bëjmë ndonjë ndryshim të madh gjatë verës, do të ishte vetëm të sjellim lojtarë të mëdhenj si Graniti, të cilët janë lojtarë të rregullt”, tha ai.

Në 45 paraqitje në të gjitha garat, Granit Xhaka ka arritur të shënojë tre gola, teksa ka dhuruar edhe një asistim.

Përveç që me Bayerin janë kampion në Bundeliga, Xhaka dhe ekipi i tij janë po ashtu në finale të Kupës së Ligës dhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Gjermënt kanë bërë një hap të madh drejt finales, pasi në sfidën e parë e mposhtën Romën 0:2.

Go to TOP