‘Drejtori i Jovan Bregut’, ikën një tjetër legjendë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare! Zbardhet shkaku i humbjes së jetës së aktorit të njohur shqiptar

Kinematografia shqiptare ka humbur një tjetër legjendë ku në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori.Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miqtë dhe të afërmit në rrjetet sociale.

Mësohet se aktori ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Aktori nuk arriti ta fitonte betejën me virusin duke mbullur sytë përgjithmonë.

Anastas Kristofori njihej për një sërë rolesh, por është ngulitur në mendjen e shqiptareve për rolin e tij si drejtor Perikliu te “Pallati 176”.

Anastas Kristofori ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970,  fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor në vitin 1971.

Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli I sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës,rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”.

Në kinematografi roli i tij i parë ishte në vitin 1976 roli i Stavrit ,Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure”.

Roli i tij më i fundit ishte roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Veprimtaria e Anastas Kristofori:

Anastas Kristofori lindi ne fshatin Vuno, Vlore, më 28 nëntor 1943. Institutin e Larte te Arteve, dega e dramës, e mbaroi ne vitin 1970 dhe fill me pas u emerua aktor ne Teatrin Popullor* derisa doli ne pension me 2003. Spikati qysh student me rolin e Karandishevit ne dramen Vajza pa prike te N. Ostrovskit (1970). Dhuntite e tij për te karakterizuar figura origjinale, te shoqeruara nga nje sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vertetesise, i dhëne shansin për te qene aktor i parapelqyer ne shume nga shfaqjet e Teatrit Kombëtar, si Familja e peshkatarit (Vehipi), Duke gdhire viti 45 (Jaku), Shenomeni dhe mua (fshatari), Komunistet, Nen dritat e skenes, Shkallet, etj. Nje nga rolet e njohura te tij ishte ai i drejtorit ne komedinë Pallati 176 e A. Balashit*, i cili vijoi me tutje ne dy seri televizive te shkruara nga I. Bezhani*, vazhdim i kësaj komedie, por tashme me fatin e ndryshuar te personazheve ne rrethanat qe u krijuan pas shembjes se diktaturës. Qesendia, ironia ndaj tjetrit, nga njera ane, dhe pezmi dhe dëshpërimi ndaj vetes dhe fatit, nga ana tjetër, u gërshetuan me nje ndjenje te holle humori, me dhënien pa sforco te komikes ne mishërim e këtij roli. Ne kinematografi ka luajtur 7 filma, prej tyre me i realizuari dhe me i ploti ishte roli i ekonomatit ne filmin Lulekuqe mbi mure (1976). A. Kristofori ishte nje nder recituesit pasionale e te suksesshëm te poezisë shqipe. Pas viteve 90 ka qene per nje kohe edhe drejtor i Teatrit Kombëtar. Mban titullin Artist i merituar.

Go to TOP