Drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse, policia i konfiskon veturën
Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse i është hequr patentë shoferi dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura.
“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind euro. /Kosova.info/
