Doktorit të famshëm në TikTok me 13 milionë ndjekës i ndalohet të kryejë operacione në Australi

Daniel Aronov, një kirurg estetik dhe yll i TikTok-ut, iu është ndaluar të kryejë operacione kozmetike në Australi. 

Sipas medieve të huaja, Aronov, i cili grumbulloi mbi 13 milionë ndjekës për shakatë, vallëzimet dhe përmbajtjet edukative rreth mjekësisë, si dhe videot që tregonin disa nga procedurat e tij, u ndalua nga kryerja e të gjitha llojeve të operacioneve estetike dhe u urdhërua nga Agjencia Australiane e Rregullatorit të Mjekut Shëndetësor që të fshijë postimet në mediet sociale. 

Llogaria e tij në TikTok u zhduk dy javë më parë. Llogaria e tij në Instagram, ku kishte mbi 500 mijë ndjekës dhe faqja e tij OnlyFans janë hequr nga sistemi. 

Kjo pasoi urdhrat e agjencisë australiane për të hequr të gjithë materialin në mediet sociale që kishte të bënte me procedurat kozmetike dhe kirurgjikale, raportoi Newsweek. 

Go to TOP